Adriatik Rraci është emëruar Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).
Rraci për pesë vite ka qenë në klubin e Pejës, nga viti 2016 deri më 2021, duke qenë Menaxher i Klubit, ndërsa në dy vitet e fundit ka qenë edhe Drejtor Sportiv në klubin pejan.
Adriatiku ka qenë basketbollist i klubit verdhezi, nga grupmoshat e reja deri në ekipin e parë.
Ai është shprehur i kënaqur që do të jetë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës.
“Jam i lumtur me pritjen që më është bërë në FBK dhe mezi po pres të filloj punën. Jam i motivuar për të punuar me Përfaqësueset e Kosovës dhe shpresoj se do të kemi suksese së bashku”, është shprehur Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ka shtuar që Rraci do të jetë një ndihmë e madhe për Federatën e Basketbollit dhe Përfaqësueset e Kosovës.
“Jam e lumtur që Adriatik Rraci i është bashkuar Federatës së Basketbollit të Kosovës. Përvojën e tij disa vjeçare do ta bartë edhe në Përfaqësueset e Kosovës dhe të kontribuoj në realizimin e programeve të FBK-së. Ne zhvillojmë shumë aktivitete dhe gara ndërkombëtare me Përfaqësueset e Kosovës, andaj shpresoj që do të kemi suksese së bashku”, theksoi Dushku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare