LAJMI I FUNDIT:

Adonisi i bashkohet klubit KB Prishtina, Teuta Krasniqi shprehet krenare për bashkëshortin

Adonisi i bashkohet klubit KB Prishtina, Teuta Krasniqi shprehet krenare për bashkëshortin
Foto: Teuta Krasniqi/Instagram

Klubi Basketbollistik Prishtina njoftoi të enjten se atij iu bashkua trajneri dhe nutricionisti i njohur, Adonis Morina.

Trajneri i cili gjegjësisht është i njohur edhe si bashkëshorti i aktores Teuta Krasniqi, i është bashkuar shtabit teknik në rolin e trajnerit kondicional dhe përgatitësit atletik.

Lajmin e bëri të ditur vet KB Prishtina, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.


“Trajneri i radhës që do t’i bashkohet shtabit teknik është Adonis Morina, i cili do ta ketë rolin e trajnerit kondicional dhe përgatitësit atletik. Adonisi është padyshim njëri ndër trajnerët më të njohur në fushën e Fitnesit në Kosovë dhe specifikisht të përgatitjes fizike, atletike e nutritive të sportistëve. Dija dhe njohuritë e Adonisit do ta përmirësojnë kualitativisht performancën fizike të lojtarëve bardhekaltër. Ai do të jetë një armë shtesë në sezonin e ri për shtabin teknik të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

E lidhur me këtë sukses të radhës të partnerit të saj, aktorja e hit-serialit “Kafeneja jonë” u shpreh krenare në rrjetet sociale.

Ajo rishpërndau në InstaStory këtë njoftim, duke shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Me shpirt, Adonis Morina”.

Foto: Teuta Krasniqi/InstaStory

Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Kaia, ndërsa Teuta është nënë edhe e një vajze më të madhe nga martesa e saj e parë me këngëtarin Blero, të quajtur Tara. /Telegrafi/

Foto: Teuta Krasniqi/Instagram