LAJMI I FUNDIT:

Adnan Blaku befason publikun në rolin e moderatorit

Adnan Blaku befason publikun në rolin e moderatorit

Aktori i komedisë, Adnan Blaku, e ka mahnitur publikun me prezantimin e tij në rolin e moderatorit.

Ai të hënën në TV21 filloi një ‘show’ të ri familjar me titull “Babi jem Supermen”, ku u shfaq për herë të parë në rolin e moderatorit ,kështu dhe befasoi publikun duke u shfaqur shumë mire i balancuar dhe i koordinuar si komik, serioz dhe artikuloi shumë mirë gjatë gjithë kohës në këtë shou, u shfaq shumë origjinal, i afërt me publikun dhe teleshikuesit në veçanti me mysafirët garues e sidomos me fëmijët duke i përqafuar gjatë gjithë kohës dhe duke u dhënë kurajë për garë dhe duke u dhënë disponim për ta shijuar këtë spektakël.


Adnani gjithashtu gjatë gjithë kohës kishte batuta të shumta që publikun e bëri shumë për të qeshur dhe e relaksoi shumë.

Zakonisht aktorët kur provojnë të kalojnë në moderim, fillimet i kanë të vështira dhe jo lehtë adaptohen në këtë profesion, por një befasi e madhe ishte kësaj radhe me Adnanin, i cili në episodin e parë e zotëroi skenën në rolin e moderatorit.

Gjithashtu, një pasuri për televizionet tona, tani një moderator më shumë dhe një program më shumë. “Babi jem Supermen” ka rregulla strikte në çdo emision do të garojnë nga tri ekipe, ekipi përbehet nga Babi dhe një fëmijë që do të garojnë në mes veti, dy ekipet fituese vazhdojnë garën dhe ekipi humbës anulohet nga gara, ekipet fituese vazhdojnë garën deri në finalen e madhe, finalisti fiton një shpërblim dhuratë në vlerën 5.000 euro mobilie qe dhuron MOBIN.

Në episodin e parë që u shfaq, publiku e pranoi shumë mirë, ishte e vetme një kritik pse ishte një garë me ujë, ku garuesit duhej të lagen plotësisht dhe nuk u përshtat me kohen e dimrit, por realisht ky shou është xhiruar gjatë verës dhe tani i ka ardhur momenti të fillojë transmetimin.

Për ndryshe ishte në nivel shumë të mirë, si nga realizimi, skenografia, koncepti, ndriçimi dhe të gjitha.

“Babi jem Supermen” tani e tutje do të transmetohet çdo të hënë nga ora 21:15 në TV21.