Adi dhe Ola 'largohen' nga Ferma Vip, dy fermerët nisen drejt Kosovës me përcjellje të kamerave

Dy fermerët e “Ferma VIP 3”, Adioni dhe Ola, kanë lënë përkohësisht ambientet e fermës, për t’u nisur drejt Gjakovës.
Të shoqëruar nga telekamerat dhe nën monitorim, dyshja është larguar përkohësisht nga formati, në atë që u komentua si një “arratisje” drejt Kosovës, por që në fakt ka një arsye familjare.
Sipas asaj që u bë e ditur gjatë transmetimit, shkak i udhëtimit është një dasmë në familjen e Adionit, pasi vëllai i tij i jep fund beqarisë.
Lajmin e konfirmoi moderatorja Arbana Osmani, e cila ndau edhe pamje drejtpërdrejt me dy fermerët, teksa ndodheshin në makinë dhe udhëtonin drejt Kosovës.
Pritet që Adioni dhe Ola të jenë pjesë e gëzimit familjar në Gjakovë, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë qëndrimi i tyre jashtë fermës dhe kur do të rikthehen në “Ferma VIP 3”. /Telegrafi/





























































