LAJMI I FUNDIT:

Ademi refuzon kompromisin me UEFA-n

Ademi refuzon kompromisin me UEFA-n

Arijan Ademi nuk është dorëzuar dhe nuk është pajtuar me suspendimin prej katër vitesh që i ka dhënë UEFA për përdorim të mjeteve të ndaluara stimuluese.

Mediumet në Kroaci kanë shkruar se mesfushori i Dinamo Zagrebit do të ankohet në vendimin e UEFA-s. Gazeta “Sportske Novosti” ka shkruar të martën se Ademi ka refuzuar të pranojë fajësinë në mënyrë që dënimi t’i zbutet. Ai vlerëson se është i pafajshëm dhe do të ankohet me shpresë se suspendimi do të anulohet tërësisht.


Ademi 24-vjeçar ishte suspenduar për katër vite më 22 nëntor të vitit të kaluar. Ai kishte dështuar në testet antidoping më 16 shtator, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Arsenalit e Dinamo Zagrebit, transmeton Koha Ditore.

Dinamo menjëherë pas shpalljes së vendimit kishte paralajmëruar ankesë. Ademi ka lindur në Shibenik të Kroacisë, por është shqiptar me prejardhje nga Maqedonia. Ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Kroacisë, ndërsa për përfaqësuesen A të këtij vendi i ka tri ndeshje.

Prej vitit 2014 luan për Maqedoninë. Deri në suspendim, ai vlerësohej ndër mesfushorët më të mirë në Kroaci dhe i parashikohej kalim në ndonjë ligë të fortë evropiane.

Ademi provoi të luante edhe në një kategori të ulët kroate, sa për të mbajtur formën, por as kjo nuk iu lejua. Gazeta kroate ka shkruar se atij nuk i është lejuar të luajë as në ekipe të futbollit të vogël dhe se kondicionin po e mban duke luajtur tenis në Zagreb.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori