LAJMI I FUNDIT:

Abidal: Nuk ka parregullsi rreth sigurimit të mëlçisë për transplantim

Abidal: Nuk ka parregullsi rreth sigurimit të mëlçisë për transplantim

Organizata Kombëtare e Spanjës për Transplant ka njoftuar se hapur hetime për të sqaruar nëse ka pasur ndonjë lloj parregullsi rreth transplantimit të mëlçisë që iu nënshtrua Eric Abidal.

Garda Civile dhe Policia Kombëtare e Spanjës kanë zbuluar të paktën katër thirrje telefonike në të cilat ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell e pranon që ka “blerë një mëlçi të paligjshme” për ish-lojtarin, tani sekretarin teknik të klubit Eric Abidal.


Ky i fundit ka reaguar përmes njoftimi për mediat duke hedhur poshtë spekulimet se në mënyrë të paligjshme ka siguruar mëlçinë.

“Fondacioni Eric Abidal mbron me ndershmërinë të plotë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces, për të cilët Eric Abidal shpreh admirimin e madh dhe mirënjohje të jashtëzakonshme, sidomos donatorit, kushëririt të tij, Gerard”, shkruan në deklaratën e fondacionit.

Gjithashtu ka reaguar edhe klubi kataluans duke mohuar kategorikisht raportimet e mediave rreth kësaj afere.

“FC Barcelona mohon çdo fakt të parregullt në transplantimin e mëlçisë ashtu siç ka bërë pala e interesuar dhe Klinika Spitalore”, shkruan në njoftimin e klubit spanjoll.

Barcelona dhe ish-presidenti i saj Sandro Rosell akuzohen se blen një mëlçi në mënyrë të paligjshme për Abidalin, mund të akuzohen për trafikim me organe
Lexo po ashtu Barcelona dhe ish-presidenti i saj Sandro Rosell akuzohen se blen një mëlçi në mënyrë të paligjshme për Abidalin, mund të akuzohen për trafikim me organe

Në një informacion të botuar nga El Confidencial zbulohet se ish-presidenti i katalunasve të ketë biseduar me një personin të identifikuar si “Juanjo”, nga i cili bleu mëlçinë për francezin pasi mposhti kancerin në vitin 2011. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori