Bashkimi Evropian është një prioritet për Malin e Zi dhe faqja e fundit në rrugën e reformave, tha Dritan Abazoviq.
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Abazoviq i cili mori pjesë në konferencën Studime për Evropën Juglindore në Oxford, me temën “Ballkani i Hapur ose Bashkimi Evropian”, duke folur për qëndrimin e shtetit malazez ndaj nismave rajonale, tha se “vendi ynë mbështet fuqishëm çdo lloj bashkëpunimi”, raporton rtcg.
“Për ne BE-ja është prioriteti kryesor dhe ndalesa përfundimtare në rrugën e reformës. Nëse e shikojmë Ballkanin e Hapur si alternativë ndaj BE-së, atëherë nuk jemi për këtë, por nuk jam i sigurt se kjo nismë është në kundërshtim me integrimin evropian. Përkundrazi, çdo lloj bashkëpunimi më i thellë do të dërgonte në reforma më të shpejta. Qëllimi është të punohet për pajtim, por edhe për përmirësimin e standardit të jetesës. Dy shtyllat më të rëndësishme të transformimit të rajonit janë shteti i së drejtës dhe ekonomia”, tha Abazoviq.
I pyetur se si perceptohet ideja e Ballkanit të Hapur në Mal të Zi, Abazoviq u përgjigj se ideja nuk ishte shpjeguar mirë.
“Nëse u thoni njerëzve se kjo është ideja pas projekteve të ‘shtetit të madh’, ata janë logjikisht kundër saj. Por kur u shpjegoni se kjo nuk është realisht e vërtetë dhe se çështja është se ata nuk do të presin më në kufij, se ne do të aplikojmë bashkë për projekte infrastrukturore dhe do të luftojmë më fort krimin e organizuar, atëherë perceptimi ndryshon. Rajoni ka nevojë për besim dhe kjo është e pamundur të ndërtohet nëse shohim armiqësi në çdo gjë”, tha Abazoviq.
Ai përsëriti tezën se është pro promovimit të “frymës europiane”, që do të thotë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen, por të bëhen të padukshëm.
Ndryshe, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina janë shtetet që po kundërshtojnë “Ballkanin e Hapur” ndërkohë pjesë e saj janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre