LAJMI I FUNDIT:

AA Prishtina vazhdon dominimin në Kupë, triumfon me U16

AA Prishtina vazhdon dominimin në Kupë, triumfon me U16
Foto: basketbolli.com

Klubi AA Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave për U16. Skuadra prishtinase në finalen e zhvilluar në Prizren, ka shënuar fitore bindëse ndaj Junior 06 me shifrat 44:66.

Çerekun e parë e fituan 9:12, kurse edhe më bindës ishin në periudhën e dytë, 12:20, për të shkuar në pushim me rezultat 21:32. Perioda e tretë i takoi vendasve 14:8, por ajo e fundit dhe vendimtare, u takoi vashave prishtinase 9:26, duke triumfuar me rezultat 44:66.


Kjo është hera e gjashtë radhazi për klubin prishtinas që fiton Kupën e Kosovës për këtë grupmoshë nën drejtimin e Artina Hasanit dhe Astrit Tuhinës, duke dëshmuar dominimin në Kupë në vitet e fundit.

Olsa Tahiri e AA Prishtinës është shpallur MVP e Final 4 të Kupës së Kosovës U16. Medaljet i kanë ndarë Artan Kurti, nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Adem Morina, Drejtor i Sportit në Komunën e Prizrenit. Morina e ka ndarë edhe çmimin MVP.