A po luan votuesi bixhoz me votën…?
Nuk është aq e rëndësishme sa shtëpi kolektive të reja po ndërtohen, me leje e pa leje, sa lokale alkooli po hapen e mbyllen, ngaqë oxhaqeve te fabrikave nuk po u shihet tymi, e ato janë objekte që grumbullojnë e punësojnë punëtorët…
Po të kërkohej të drejtosh gishtin dhe të piketosh se kush duhet fajësuar për gjendjen ekzistuese në Kosovë; atë politike, diplomatike, energjetike të sigurisë etj., nuk mund të gjesh fjalë miradije për punën e qeverisë deri më tash. Pastaj për të evidentuar të gjitha problemet e grumbulluara të duhen shumë gishtërinj.
Krahasimi është metoda më e mirë për të dalluar cilësinë qeverisëse, por edhe për të matur kapacitetin e saj veprues. Qeveritë e kaluara, një nga një, që nga qeveria Rexhepi, pastaj Haradinaj, Kosumi, Çeku e deri te kjo e fundit Thaçi, nuk mund të krenohen për ndonjë kreativitet qeverisës, meqë përgjithësisht ato kanë dështuar, edhe për arsyen e thjeshtë se pranë tyre parakaluan shumë ministra matrapazë; të LDK-së, të AAK-së dhe të PDK-së, aspak nuk ndryshuan mirëqenien e popullatës, përveçse që ata u bënë "më të rëndë"-u pasuruan.
Ndoshta është gabim individual fajësimi i qeverisë se ata nuk patën instiktin e mirëqenies së përgjithshme, se për atë personale as që duhet të bëhet fjalë, dhe vërtetë instikti nuk është fare në lidhshmëri me pakon ligjore as qeveritare, planin zhvillimor, programin ekonomik, me masat për përshpejtimin e investimeve, zvogëlimin e tatimeve, rishqyrtimin e TVSH si avantazh apo pengesë e zhvillimit ekonomik…
Nuk është mjaft të betohesh në qytetarë, por duhet të bësh më shumë sesa të lavdërohesh, duhet që qytetarët të mbrohen nga rreziku i skamjes dhe t’ua mundësosh atyre që në mbrëmje të qetë të shkojnë në shtrat. Ndoshta nganjëherë mund të zbutet hidhërimi në PK-në dhe impotencën e saj në uljen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila vërtet nuk ka kaluar në valët e larta të violencës, por është afër.
Nuk është aq e rëndësishme sa shtëpi kolektive të reja po ndërtohen, me leje e pa leje, sa lokale alkooli po hapen e mbyllen, ngaqë oxhaqeve te fabrikave nuk po u shihet tymi, e ato janë objekte që grumbullojnë e punësojnë punëtorët.
Pra gishti juaj duhet të fryhet dhe të merr formë gjigante për të përmbledhur të gjitha gabimet e qeverisë. Dëshironi të dini pse janë aq dorëlirë…, merret vesh, në Kosovë çdo gjë është e politizuar; edhe gjyqësia edhe policia, mediat.., si do të pritni atëherë ndonjë ndryshim kur "Kadia të gjykon, kadia të mbron". Ata të cilët janë të përcaktuar ta shkatërrojnë veten do të gjejnë gjithsesi mënyrën, nuk kuptoj si votuesi luan kumarë me votën, nëse do të vazhdoj kështu edhe në t’ardhmen, atëherë do të jetoj nga ankesat.
Deri më tash u zgjodhën shumë deputetë pa farë eksperience profesionale, pastaj u rekrutuan si zyrtarë të lartë, fituan tituj të lartë shkencor dhe kështu u ndërtua iluzioni. Titistët sulmojnë enveristët dhe reciprokisht, ajo ideologji ka përfunduar dhe është pjesë e së kaluarës, por prap zgjohet, rikthim mbrapa; është gabim të manipulohet me argumente të së kaluarës. Pastaj a nuk kanë dhembje kur shohin familje të dëshmorëve me status të pa rregulluar, çka kanë bërë qeveritë e deritashme, apo ata duhet të jetojnë prej festës në festë, për ndonjë pako lëmoshe.
A duhet qytetarët të dinë sa para të pista qarkullojnë në Kosovë, e që janë stimulues dhe financues i kriminalitetit, të tëra ato para rrotullohen përmes korrupsionit dhe nëntokës kriminale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErdogan në takim me Kurtin: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë
Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë "po" ofertës së Arsenalit
Radoiçiq blen prona të reja në pjesën elitare të Beogradit
Presidenti turk Erdogan pret në takim kryeministrin Kurti, pamje nga vizita
Turqia tregon fuqinë e mbrojtjes në stërvitjen e madhe ushtarake ndërkombëtare - Erdogan tregon nivelin ku ka mbërritur vendi i tij
Zbulohet e vërteta? Xhensila Myrtezaj shtron kërkesën për t’u divorcuar nga Bes Kallaku – akuza të rënda
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Donald Trump shpallet fajtor
Kush do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i NATO-s?
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro
Pas ndarjes nga Ledri Vula - Sara Hoxha pyetet për rikthimin dhe befason me përgjigjen
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Politico: Biden i dha në fshehtësi Ukrainës lejen për të goditur - me armë amerikane - brenda Rusisë