Momentet e bukura janë ato që ngjyrosin kujtimet në çdo fazë të jetës sonë.
Për ju, prindër, që nuk jeni të sigurt nëse fëmijët tuaj do të jenë të gëzuar me dhuratat që ju i keni zgjedhur për ta, ju siguroj që çfarëdo që do t’u dhuroni, nëse dhurohet me zemër dhe mban brenda elementin e befasisë, do të jetë një dhuratë që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e fëmijëve tuaj.
Një mjedis i ngrohtë familjar dhe një rregullim festiv i shtëpisë do të jenë elemente që do ta përforconin shumë atë që ju do të donit të përçonit tek anëtarët e familjes, pra harmoninë dhe lumturinë familjare. Është pikërisht një natë në vit kur fëmijëve u lejohet të tejkalojnë kufijtë e orareve strikte të gjumit dhe të sjelljes standarde të fëmijëve.
Është kjo natë e ndërrimit të viteve, kur prindërit duhet t’i trajtojnë fëmijët jo vetëm si të barabartë, duke mos ua kufizuar “liritë”, por edhe duke i vënë ata në qendrën kryesore të vëmendjes.
Qëndrimi në familje gjatë këtyre ditëve ka një domethënie të jashtëzakonshme. Fëmijët, edukohen me ndjenjën e forcimit të marrëdhënieve familjare. Kjo jo vetëm do të lumturonte ata, por edhe ju, sepse do të shndërroheshit në udhërrëfyes për sjelljen që do të marrin fëmijët tuaj në të ardhmen.
Pas shumë vjetësh, ato që ju u dhuroni fëmijëve tuaj sot, do të shndërrohen në kujtime që do të sjellin buzëqeshjen në fytyrën e tyre sa herë që mendja e kthen kohën pas, transmeton Telegrafi.
Ndonjëherë lumturia vjen shumë thjesht, madje edhe për ata që janë tepër të pasur. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Nottinghamit, për t’u ndier më të lumtur na mjafton një çokollatë, një kredhje e gjatë në banjë të ngrohtë, një shëtitje e papritur në park, madje edhe një dremitje gjatë pasdites.
Kjo tregon se janë pikërisht gjërat e thjeshta në jetë që ndikojnë më së shumti në mirëqenien tonë.
Edhe festat e fundvitit janë ai moment që mund të ndikojë më së miri në gjendjen tonë shpirtërore, duke e lartësuar ndjenjën e mirëqenies dhe të kohezionit familjar. Jemi ne ata që vendosim se si do ta përjetojmë këtë moment.
Ne zgjedhim nëse fundi i vitit do të jetë moment lumturie dhe gazmendi familjar, apo moment pesimizmi për një vit të mbyllur keq dhe për një vit që vjen pa shumë shpresa. Të mos harrojmë se shpesh në jetë gjërat marrin rrjedhën që ne përcaktojmë përmes qëndrimit tonë karshi situatave, të tjerëve dhe vetes sonë.
Ne mund të zgjedhim të zbukurojmë jetën e njerëzve që i duam, me gjeste dhe gjëra shumë të thjeshta, duke filluar nga netët e gjata të fundviteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
Çfarë është kreatina, si funksionon dhe cilat janë përfitimet e saj
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”
Shenja e horoskopit dhe dita e javës me fat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë