LAJMI I FUNDIT:

A do të bie pula e artë këlleqkë?

Rrenat sa më afër që të vjen dita "e gjykimit" do të vazhdojnë duke u fryrë, duke mbushur thasët që shkunden nga pleshtat. Edhe pse statistikat tregojnë për një rritje të analfabetizmit, kjo nuk i pengon "sugarët" politikë të premtojnë për gjithçka dhe për çdo gjë, edhe digjitalizmin e administratës.

Votues të dashur ju vetëm shprehni dëshirat, politikanët janë ata që do i plotësojnë ato, edhe bërllokun do ua pastrojnë… Nejse de…, edhe shprehja e dëshirave është një kualitet i ri… Nuk është edhe keq kështu, nuk ka ndalje në shprehjen e dëshirave për asnjë çast, por ka edhe prognoza, kështu bile u shtohen epshet lojtarëve nëpër bastore. Tash ata mund të kenë një mundësi më shumë, vënia e basteve në kandidatët e këshilltarëve komunal dhe në kryetarët e asambleve komunale.


Kanë mbetur edhe ca muaj për kandidatët garues për ta kënaqur elektoratin me aftësitë e shumta të mashtrimit medial dhe të njëmend të qytetarëve në Kosovë. Sa më shpejt që do të afrohet dita "e shpëtimit", aq më agresive do të jenë premtimet. Kandidatët e mundshëm do të dalin me ide të reja të sajuara në kthinat e errëta të selive partiake, për t’i ndriçuar ato para spektatorëve të shumtë nëpër tubime, që do t’i mbushin sallat e sporteve, të kinemave, por edhe hapësirat tjera që kanë mbetur të pashfrytëzuara gjatë.

Këto gara kanë edhe një lehtësi, nuk duhet të vrapohet shpejt për të humbur energji, me rëndësi është zërimi i mirë dhe fjalët e rrepta, duke u thirrur edhe në veprat e tjerëve që nuk janë në mesin e të gjallëve. Shqiptarët e kanë një të mirë që të vdekurit nuk i lënë asnjëherë rahat, kur u duhen përbehen në ta, nuk u bënë përshtypje fare që karrierën e tyre e mbështesin në mite, prandaj vazhdimisht qytetarët folklorist kanë kënduar në përcjellje të instrumenteve me dy tela, duke u kënduar dhe himnizuar veprat e të vdekurve, sa janë gjallë nuk ua njohim vlerat.

Shpesh testohet edhe historia, përmenden datat historike me rend, çuditërisht gjatë fazës premtuese ofrohen zgjidhje shumë "cilësore" dhe të avancuara të shekullit XXI, ndërsa në anën tjetër rikujtohet historia si rekuizitë i nevojshëm i zgjedhjeve. Dhe çfarë fushate do të ishte po të mos jepeshin shifra të shprehura në euro, i shkon mendja njeriut se është në epiqendër të bursave ku bëhet shitblerja e valutave konvertibile "online currency".

Shikuar në tërësi zgjedhjet si çdo herë nuk do të jenë me risi, me shumë pano dhe billborde, harxhime marramendëse të kandidatëve konkurrues, ka humbur realisht sensi për jetën e përditshme, jeta ka fituar ngjyrat e një spektakli të vërtetë, bile televizionet lokale dhe qendrore nuk do të kenë asnjë problem në sajimin e programeve ditore.
Kandidatët e mundshëm veç e dinë ku u dhemb zgjedhësve, është rryma, shëndetësia dhe arsimi, sa për kulturë nuk kanë kohë të merren, e qëlluar, do të shkëlqejnë sallat nga pritjet madhështore që u bëhen magjistarëve të cilët do të vringëllojnë në ajër shkopin magjik, rrymë do të ketë për eksport, jo tash, por pasi që kandidatët të sigurojnë ulëset e tyre, pastaj fillohet me programe tjera ABC, duke vazhduar kështu numërimin e zanoreve e bashkëtingëlloreve tjera në varësi nga alfabeti që do të praktikohet.

Nuk pamë ndonjë ide programore që udhëzon në ruajtjen e tokës së punës si resurs natyral, meqë ndërtimi i egër paraqet kërcënim për qytetarët e Kosovës, dhe kështu këto resurse natyrore që do të përmbushnin nevojat elementare për ushqim pa dalje në treg gradualisht po humbin kapacitetet e nevojshme duke degraduar familjet fermerë.

Uji si resurs i domosdoshëm jetësor po humb, nuk është as temë shqyrtimi i akademikëve dhe profesionistëve, të cilët të ardhmen e tyre shkencore e kanë gjetur në shpresën e votuesit, i cili eventualisht do t’i shpërblej ata me gradat e reja që i tejkalon ato shkencore, këshilltar të asamblesë lokale e kryetar asamblesh të Kosovës, sipas Marrëveshjes Ahtisaari.

Preferencat e shumta për projekte të reja, pa u realizuar projektet e sigurimit të ujit të pijshëm, por edhe atij për amvisni, do të paraqesin kërcënim për një jetë normale të qytetarëve në të ardhmen. Shëndetësia e mirëfilltë për popullatën e bazuar në betimin e Hipokratit gradualisht është duke humbur luftën nga tregu informal, i cili banorët i furnizon me barëra të dyshimta dhe afate të skaduar.

Pse nuk zvogëlohet personeli administrativ dhe pse nuk autorizohen nga qeveria shoqatat profesionale për të kryer punën e tyre, ç’u duhen qytetarëve aq shumë këshilltarë "të dijshëm". Kjo formë e deritanishme e qeverisjes është shumë centraliste, nuk jep mundësi për një debat cilësor me qytetarë, sidomos ajo në qeverinë lokale.

Angazhimi i shoqërisë civile për pastrimin e "ambientit" nuk po jep rezultate inkurajuese, le të shpresojmë që kandidatët që do t’i shpërblejë vota qytetare do të mendojnë pak më tepër për sigurimin e kushteve për një jetë të dinjitetshme, jo si këta që ishin deri më tash. Ata që do të garojnë do t’ua shohim shpesh "surratet" në TV, bile për asgjë qytetari do të argëtohet për ditët që do të vijnë, fundi i vjeshtës do të jep porosi, nuk do të jetë vonë të shpresojmë që pula të ro-ko-ko-kas dhe strofullogun me vezë të arta ta mbulojë, dhe kështu Kosovën ta dekorojë.

Në trend

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Kalo në kategori