Lidhja e Shëngjinit me Ranën e Hedhun, Rama: ‘Bypass-i’, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se bypass-i i Shëngjinit është një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për turizmin në veri.
Rama në një postim në Facebook shkruan se ky aks do të shmangë trafikun në qendër të qytetit dhe do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror, duke lidhur Shëngjinin me Ranën e Hedhun dhe më tej me Velipojën.
“I ndërtuar përgjatë malit të Rrencit, bypass-i do të shërbejë edhe si një rrugë panoramike që rrit atraktivitetin turistik të zonës”, shkruan Rama.
Ai njofton se punimet pritet të përfundojnë në shkurt 2027. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































