LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Begaj pret Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë: Dialogu Kosovë-Serbi, e vetmja alternativë për njohje të ndërsjellë

Presidenti Begaj pret Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë: Dialogu Kosovë-Serbi, e vetmja alternativë për njohje të ndërsjellë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori, Timothy A. Chorba.

Kjo përfaqësi e ish-diplomatëve të lartë amerikanë, po viziton Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal faktmbledhës për tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe shprehu mirënjohjen për atë çka ato kanë bërë për pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, Presidenti Begaj i njohu ish-diplomatët amerikanë me reformat dhe hapat e ndërmarra për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor.


Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj u ndal në kontributin e Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mire në rajon, duke nënvizuar edhe mbështetjen që Shqipëria i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja alternativë për arritjen e një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme, me në qendër njohjen e ndërsjellë të tyre.

Ndërsa, lidhur me procesin e integrimit evropian, Presidenti Begaj, nënvizoi se pas anëtarësimit në NATO, anëtarësimi në Bashkimin Evropian, mbetet prioriteti strategjik më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duke iu referuar kushteve të reja gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë, Presidenti Begaj, nënvizoi qasjen e re të Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe i njohu të pranishmit me çeljen e negociatave të aderimit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zhvillimeve në Ukrainë, si dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në dënimin e agresionit rus dhe në mbrojtje të parimeve të Kartës së OKB-së dhe rendit botëror.

Presidenti Begaj përshëndeti gjithashtu edhe bashkëpunimin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë me partneren e saj në Shqipëri, Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, të drejtuar nga Presidenti i këtij këshilli, z. Besnik Mustafaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori