Nesër pritet të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Mirëpo, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të mbikëqyrur zbatimin e tyre pasi ka vetëm 11 inspektorë. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se konkursi për rekrutimin e inspektorëve të rinj mund të hapet sot ose nesër.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, deklaroi se me këtë numër të vogël të inspektorëve e kanë të pamundur të mbikëqyrin zbatimin e masave anti-COVID, teksa shton se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të shtojë edhe 85 inspektorë të tjerë në mënyrë që të inspektohen të gjitha pikat ku mund të ketë grumbullim të qytetarëve.
Ai në një intervistë për KosovaPress fton qytetarët dhe bizneset që të bëhen zbatues të masave anti-COVID, në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve.
“Për momentin ne nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për mbikëqyrjen e masave anti-COVID dhe ne kemi paraqitur kërkesën pranë Ministrisë për nevojat e Agjencisë për të bërë një mbikëqyrje të duhur për masat ani-COVID… Për momentin aktivë punonjës të Agjencisë, të Inspektoratit Sanitar i kemi vetëm 11 inspektorë, dhe me këta e kemi të pamundur të bëjmë mbikëqyrjen e zbatimit të masave sepse ne kemi edhe detyra të tjera zyrtare, që janë kontrolli i sigurisë ushqimore, i cili në asnjë rast nuk guxon të lihet pa mbikëqyrje. Posa të kemi numër të mjaftueshëm të inspektorëve, ne jemi të përgatitur dhe kemi përvojën se si bëhet zbatimi i masave. Unë i ftoj qytetarët dhe bizneset që të bëhen zbatues të tyre, sepse kjo është në të mirë të jetës dhe shëndetit të qytetarëve tanë”, tha ai.
Thaçi është i bindur se me shtimin e numrit të inspektorëve do të ketë mbikëqyrje të mjaftueshme të zbatimit të masave anti-COVID.
“Kemi paraqitur kërkesën për 85 inspektorë, dhe presim që ky numër do të mjaftojë që të kemi një mbikëqyrje të mjaftueshme të zbatimit të masave anti-COVID sepse inspektorati dhe policia janë ai fronti i parë që bënë parandalimin e përhapjes së virusit. Janë menaxhuesit e pandemisë që ne të mos kemi rritje të numrit”, shton ai.
Sapo të angazhohen inspektorët e rinj, Thaçi thotë se bashkë me Policinë e Kosovës, do të hartojnë planet operative të kontrolleve dhe do të fillojnë me mbikëqyrjen e rreptë të zbatimit të masave në teren.
Thaçi: Me rritjen e numrit të inspektorëve fillojmë mbikëqyrjen e rreptë të zbatimit të masave
“Ne presim që sapo të angazhohen inspektorët e rinj dhe të kem kapacitete logjistike, ne menjëherë, ashtu siç kemi vepruar vitin e kaluar, bashkë me Policinë e Kosovës, menjëherë do të hartojmë planet operative të kontrolleve dhe do të fillojmë mbikëqyrjen e rreptë të zbatimit të masave në teren”, vijoi ai.
Thaçi tregon edhe për mënyrën e angazhimit në teren gjatë inspektimeve.
“Ne formojmë ekipe inspektuese dhe në koordinim me policinë, gjithmonë i identifikojmë pikat kritike të kontrollit, vendet ku ekziston mundësia e grumbullimit te njerëzve në kundërshtim me masat e vendosura. Po ashtu, në bazë të zyrave regjionale që ne kemi, koordinojmë aktivitetet bashkë me stacionet e policisë, përkatëse të qyteteve, dhe gjatë gjithë kohës jemi në teren. Ne mbikëqyrim kryesisht personat juridikë, bizneset, ndërsa policia gjithmonë asiston nëse ka nevojë për mbështetje të inspektorëve dhe vazhdon me shqiptimin e gjobave për personat që shkelin masat”, thotë zëdhënësi i AUV.
KosovaPress u interesua rreth konkursit për pranimin e inspektorëve të rinj dhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti u shpreh se janë duke u përgatitur procedurat e rekrutimit.
“Sa me shpejt, tash veç janë duke u përgatit procedurat e rekrutimit. Mundet sot, nesër me dal konkursi, s’po mund ta paragjykoj për sa kohë janë gati termat e referencës, kriteret”, tha Hoti.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka marrë vendim për anulimin e dasmave dhe ahengjeve dhe mbylljen e klubeve të natës. Po ashtu ka marrë vendim për që gastronomia të punojë deri në orën 22:30.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje