LAJMI I FUNDIT:

30 sekondat shqetësuese të Real Madridit ndaj Elches: Dy hundë të thyera?

30 sekondat shqetësuese të Real Madridit ndaj Elches: Dy hundë të thyera?

Real Madrid siguroi një fitore të vështirë ndaj Elches me rezultat 2-1 të shtunën, ku vuajtën në minuat e fundit të ndeshjes, madje me dy lojtarë të lënduar në fytyrë.

Mariano Diaz dhe Casemiro morën goditje të rënda në hundë, të cilat i gjakosën në fytyrë dhe iu desh të merrnin tretman në fushë.


Lojtarët do t’u nënshtrohen testeve pas kthimit të tyre në Madrid për të zbuluar nëse kanë pësuar thyerje të hundës.

Mariano ishte i pari që pësoi një dëmtim të tmerrshëm në hundë, pasi u rrëzua me fytyrë gjatë një dueli me një mbrojtës të Elches.

Stafi mjekësor menjëherë dyshoi se ai kishte hundën e thyer dhe i bëri katër qepje në fytyrën e tij përpara se ta kthente hundën në vend, po në stadium, ndërsa do të ketë teste shtesë.

Casemiro më pas kishte një fat të ngjashëm gjysmë minute më vonë, pasi ai rrëshqiti dhe goditi Pere Milla te këmba e tij, e ku goditja e kapi në hundë. Ai, po ashtu do t’i nënshtrohet testeve.

Këto nuk ishin shqetësimet e vetme të dëmtimeve me të cilat u përball Carlo Ancelotti tek kjo fitore, pasi edhe Rodrygo u largua në fillim të ndeshjes pas një dëmtimi. /Telegrafi/