LAJMI I FUNDIT:

2023 – viti i shkëlqimit për Diola Dostin pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania

2023 – viti i shkëlqimit për Diola Dostin pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania

Ajo është pjesë e mediave dhe e shoubizit që një dekadë dhe tashmë një emër shumë i arritur në fushën e saj profesionale.

Fjala është për nutricionisten dhe biologen, Diola Dosta, e cila në vitin që shkoi ishte gjithashtu pjesë e një formati shumë të suksesshëm në Shqipëri, Big Brother VIP.


Ylli i famshëm qëndroi për një kohë brenda dhe mori vëmendje të madhe me historinë e saj, origjinalitetin që ka shfaqur në atë reality shou e po ashtu edhe për debatet që shtroi karshi të tjerëve.

Diola Dosti (Foto: Screenshot/Instagram)

Në një intervistë për Telegrafin, Diola pranoi se 2023 ishte një vit trampolinë për të, por që e cilëson si më të mirin.

Eksperienca në Big Brother i ka shërbyer jashtëzakonisht duke e kthyer në një personazh edhe më të kërkuar në treg.

E njëjta ka zbuluar pak nga ajo që do të sjellë në vitin e ri, por që fokusin kryesor e ka te biznesi.

Diola Dosti (Foto: Screenshot/Instagram)

Për më shumë, ndiqni intervistën e plotë:

Telegrafi: Prej vitesh pjesë e mediave, por në 2023 u rikthyet në një emër mjaft të diskutuar falë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania? Si e përkufizon këtë vit?

Diola Dosti: Ky vit ka qenë absolutisht një vit trampolinë për sukseset e mia. Unë kam gati një dekadë të tërë, pra dhjetë vite që jam pjesë e mediave po thuajse çdo javë, Kosovë, Shqipëri e Maqedoni që jap kontributin tim për sa i përket informacioneve nëpërmjet platformës ‘Mësimet e Diolës’ në rrjete sociale, YouTube gjithashtu, nëpër mediume të ndryshme televizive, por ky vit ishte trampolinë. Dukej sikur ishte ajo, një lloj kërcimi fiks ai kërcimi në trampolinë për të marrë atë që unë kam dashur dhe kam kërkuar gjithmonë. Kështu që 2023-shi ka qenë një ndër vitet më produktive për mua, më të mira për mua, një ndër vitet ku duket se është mbjellë ajo fara deri pak para 2023-shi. Dhe në 2023 unë fillova të korrë ato frytet, le të themi elementet e bukura të gjithë punës që unë kam bërë një dekadë të tërë. Kështu që, për këtë vit jam shumë e lumtur, shumë e kënaqur për çdo eveniment që ka ndodhur për çdo arritje që kam pasur. Ka qenë padyshim një ndër vitet më të suksesshme të miat.

Diola Dosti (Foto: Screenshot/Instagram)

Telegrafi: Çfarë të ka mësuar ky reality shou? Je penduar për hyrjen në këtë format televiziv?

Diola Dosti: Nuk jam penduar fare, përkundrazi nëse do të kisha mundësi dhe kohë do isha futur përsëri, do kisha përdorur këtë që kam përdorur gjithmonë vetveten. Ky format televiziv të mëson shumë gjëra, të mëson ndoshta në raport me njerëzit e tjerë, aktorët e tjerë, pjesëtarët e tjerë që ishin në formatin e Big Brother nuk kanë qenë vetvetja, kanë përdorur lojë, kanë përdorur strategji. Por, unë aty kuptova sa mirë është të jesh vetvetja, sepse kur je vetvetja afron gjithmonë njerëzit e duhur dhe kur nuk je vetvetja kur bën elemente që bën totalisht jashtë natyrës tënde për mua ajo nuk është sukses, është një flusk suksesi që pëlcet dhe bie pastaj. Duke qenë se unë e kam shtruar rrugën e suksesit për dhjetë vite me radhë dhe pjesëmarrja në Big Brother nuk ka qenë një fluskë, thjesht ishte një kërcim, një trampolinë që më ka shërbyer shumë. Pse duhet të pendohem, se kam qenë vetvetja, unë aty isha një qind për qind Diola dhe isha i vetmi person që kam shkuar pa asnjë lloj strategjie, pa asnjë lloj loje dhe që e kam shijuar dhe që ia kam përplasur njerëzve në fytyrë çdo gjë që kam menduar për ta. Çdo gjë që unë kam menduar se është bërë padrejtësi sepse njësoj do kisha vepruar edhe në jetën përjashta. Njerëzit që më njohin, e njohin Diolën se si është jashtë, e dinë shumë mire që ajo Diolë që ishte aty brenda, ishte pothuasje plotësisht vetvetja. Sigurisht që në momente të caktuara mund të kemi pasur edhe disa strategji të vogla nëpër lojëra sidomos por që në përgjithësi aty Diola ka qenë një qind për qind dhe shumë e lumtur që unë jam kjo që jam dhe që njerëzit që kanë marrë mesazhet e mia kanë qenë njerëzit që i kanë merituar për t’i marrë ato mesazhe.

Diola Dosti (Foto: Screenshot/Instagram)

Telegrafi: Sa ka qenë reale Diola Dosti në atë shtëpi? Si qëndrojnë tani raportet e juaja me banorët e tjerë? Ke kontakte me ndonjërin?

Diola Dosti: Diola ka qenë pothuajse 100 për qind reale, unë ashtu jam në raport me gjithë njerëzit, siç thashë edhe më lart njerëzit që më njohin e dinë shumë mirë që unë jam e tillë dhe jam shumë e lumtur që jam reale sepse sot ka shumë fasada, falcitete, ka shumë njerëz që vendosin maska, kështu që unë nuk kam një maskë as për Halloëeen. Për sa i përket raportit me të tjerët, mund të them që thjesht nuk kemi kohë për t’u takuar me njerëzit e tjerë, me Ronaldon jam takuar për shkak të intervistës së bashku, në ndonjë eveniment ku mblidhemi dhe ftohemi ne personazhet e Big Brother, por nuk është se kemi lënë hajde të pimë një kafe. Me Valbonën më ka ndodhur që kam pirë një herë një kafe dhe kaq do të thotë. Besoj për të gjithë ne jeta pas Big Brother ka qenë shumë dinamike dhe nuk kemi pasur kohë të rrimë as me familjarët tanë e jo më të organizohemi për të dalë me të tjerët. Për raportet, unë me të gjithë njerëzit pothuajse ruaj raporte shumë të mira dhe nuk jam falso me individë të cilët nuk e kanë merituar energjinë time padyshim që i kam tejkaluar dhe thjesht ju uroj më të mirat në botë.

Diola Dosti (Foto: Screenshot/Instagram)

Telegrafi: Çfarë ke fituar nga ajo eksperiencë? Të ka shërbyer në profesionin tuaj?

Diola Dosti: Padyshim që kam fituar nga ajo eksperiencë. Kam fituar kontakte me njerëz më shumë, kam fituar kontrata më të mira. Kam fituar rritje në çmim të kontratave paraprake që unë kam pasur dhe në profesionin tim më ka shërbyer shumë. Nuk e di domethënë, unë kam marrë shumë të mira nga ai format. Madje nuk mund të them që kam pasur ndonjë të keqe përveç faktit që mediat dinë shumë bukur të të rrotullojnë fjalët, të manipulojnë me fjalët e tua, intervistat e tua dhe të nxjerrin për shkak të klikimeve. Me një fjali timen kanë bërë lajme, raporte të ndryshme por nuk është problem kjo për mua sepse unë deri më sot nuk kam njohur asnjë njeri që ka ecur në jetë dhe nuk është sharë. Kjo nuk përbën problem për mua. Më ka shërbyer shumë për mirë, absolutisht është një shprehje në anglisht që thotë ‘It’s all about connection’, çdo gjë ka të bëjë me kontaktet, kontaktet janë rritur, prestigji është rritur dhe unë kam pasur vetëm të mira nga kjo pjesë. Me të vërtetë jam shumë shumë mirënjohëse.

Telegrafi: Mes punës dhe angazhimeve të shumta, si është një ditë e juaja? Si e gjen balancin mes punës e jetës personale?

Diola Dosti: Dita ime është shumë e ngarkuar, është tej mase dinamike. Unë gjithmonë kam pasur një jetë dinamike, por pas daljes nga Big Brother mund të them, thuajse është dhjetëfishuar, është shumë e vështirë të gjesh balancat sigurisht, por përpiqem që në pjesën e tretë të ditës të qëndroj me vajzat këtë e kam shumë të rëndësishme si kohë dhe për mua është gjëja më e rëndësishme që unë bëj. Por në anën tjetër më duhet të punoj fort në mënyrë që ne të gjithë, unë së bashku me vajzat të kemi një jetë shumë të mirë. Padyshim është e vështirë t’i ruash këto ekuilibra por përpiqem në maksimum, njeriu kur do e arrin, kur nuk do gjen justifikime, por që familja është e para për mua.

Telegrafi: Si nutricioniste ndan vazhdimisht këshilla në rrjete sociale, cila është ajo gjëja që njerëzit duhet të marrin parasysh për të qenë shëndoshë në aspektin fizik e mental?

Diola Dosti: Është e vërtetë që unë vazhdimisht ndaj këshilla për jetesën e shëndetshme prej një dekade tashmë. Ajo që është më e rëndësishme për t’u kuptuar është që nëse nuk e ke shëndetin mendor nuk e ke as shëndetin fizik, edhe kjo është e padiskutueshme. Ne mund të rrimë gjithë ditën, të hamë rukola të hamë avokado të bëjmë joga, por në qoftëse nuk jemi njerëz pozitiv atëherë nuk mund të konsiderohemi të shëndetshëm. Duhet të kuptojmë që shëndeti fillon nga mendja, nga mendimi që ti ke për shëndetin dhe në qoftëse ti nuk e ruan shëndetin mental, në qoftëse nuk kujdesesh për veten tënde, në qoftëse nuk ke respekt për veten tënde, në qoftëse ti merresh me jetën e të tjerëve, gjykon jetën e të tjerëve, i hap varrin tjetrit pra bën gjëra të cilat ti mendon se mund t’i bësh keq të tjerëve, në fakt dëmin më të madh ia ke bërë vetes. Gjithë ai negativitet që mblidhet, gjithë ajo energji negative që mblidhet rreth trupit tënd dhe në të ardhmen mund të përkthehet në sëmundje. Kështu që për mua duhet të jetë prioritet shëndeti mendor, duhet të jetë prioritet të menduarit pozitivisht, shikimi me vizion, edukimi i vetes tënde, edukimi nuk bëhet në shkollë gjithmonë, mund të marrësh bazat në shkollë por edukimi mund të jetë autodidakt dhe aty mund të fitosh shumë, të ndjekësh pasionet e tua të bësh një punë që ti e do është shumë e rëndësishme dhe pastaj vijnë gjërat e tjera. Do të thotë kjo pjesa e mirëqenies nuk është thjesht nutricioni, thjesht ushqimi. Ushqimi është një pjesë e këtij mozaiku kaq të madh që ka shumë e shumë elemente por mbi të gjitha më e rëndësishmja është që të duash veten dhe të mos i bësh keq të tjerëve.

Telegrafi: Cilat janë momentet që do i veçoje këtë vit, diçka të bukur që do ta ndaje me publikun?

Diola Dosti: Momentet më të bukura të 2023 mund të them kur erdhën vajzat në shtëpinë e Big Brother dhe që më duket qau gjithë Shqipëria, madje më ka ndodhur që kur më kanë ndaluar edhe policët rrugës për Kosovë për kontrollë, o Diola Dosti a e di që unë kam qarë në momentin që je takuar me vajzat.. Kështu që kanë bërë edhe policët të qajnë. Më vjen mirë që unë kam ngjallur emocione të bukura tek shqiptarët ky mund të them ai momenti kulminant se momenti kulminant nuk është thjesht momenti kur ti arrin diçka fizike, kur ti arrin diçka emocionale diçka shpirtërore. Unë kam prekur qoftë me historinë time, qoftë me at moment shumë të ndjeshëm zemrat e miliona shqiptarëve, për mua është momenti më i bukur që nuk do ta harroj gjithë jetën. Të paktën është një nga ato momentet kur unë kam dhënë shumë dashuri, nuk ka pasur ndonjë strategji në dashuri. Vetë jeta ime, dinamikat e mia, vetë historia e jetës time ka qenë e tillë sa ka prekur miliona shqiptarë në mbarë botën. Ky mendoj është momenti më i bukur. Ndërsa, sa i përket gjërave të tjera, unë them që çdo ditë e jetës time, ashtu duhet të jetë për të gjithë duhet të përpiqemi ta shndërrojmë në një moment pozitiv, në një moment frymëzues në një moment motivues, ku ne transmetojmë dhe japim energji të mirë, pse sepse kur e japim atë energji të mirë, atë edhe do ta kthejmë. Përshembull, edhe brenda shtëpisë edhe momenti i përqafimit me vajza ka qenë një moment kaq i ndjerë, ka qenë një moment që iu ka ndikuar kaq shumë, ka bërë shumë njerëz që të qajnë – kjo ka qenë sepse ai moment ka qenë shpirtëror, ka dalë nga zemra ime dhe ajo është kthyer pozitivisht te unë e shndërruar në suksese të ngjashme.

Telegrafi: Planet e juaja për vitin 2024? Çfarë më gjegjësisht do të presim nga Diola?

Diola Dosti: Sa i përket planeve të 2024, këtë vit po tregohem pak supersticioze. Ajo që mund të them është që fokusi do të jetë biznesi. Padyshim, kaq mund të them për 2024.

Të gjitha lajmet nga Diola Dosti
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diola Dosti

Telegrafi: Porosia juaj për vitin e ri, një mesazh që do ua përcillje fansave e publikut?

Diola Dosti: Mesazhi për publikun është ky. Ne shpeshherë mendojmë që jeta na ka sjell, jemi në një moment errësire dhe çfarë të bëjmë sepse kemi rënë, kemi rënë në këtë gropën ku nuk kemi asnjë dritë, kemi rënë në fund të tunelit por mos harroni që, po marrë rastin e bimës si biologe, bima për të kryer procesin e fotosintezës që është proces që kryhet në dritë duhet edhe faza e errësirës dhe pa fazën e errësirës nuk kryhet faza e dritës në fotosintezë dhe nuk çel bima. Kështu që edhe neve, këto momentet e errësirës na duhen për të çelur për të shpërthyer. Kështu që mos u mërzisni asnjëherë nga këto momentet e errësirës, merrni si momente qetësie, relaksi, reflektimi dhe prisni gjithmonë dhuratën pas çdo momenti që ju ka bërë të ndiheni keq pas çdo momenti që ju jeni ndjerë që nuk keni asnjë lloj shanse asnjë lloj shpëtimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Magazina
Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Magazina
Kalo në kategori