LAJMI I FUNDIT:

17 vjet që nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”

17 vjet që nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”

Në kujtim të veprës dhe heroizmit të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së dhe në kujtim të 17 vjetorit të themelimit të kësaj brigade, nesër duke filluar nga ora 11:00 do të bëhen homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në Kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Themelimi i kësaj brigade ishte bërë me urdhrin e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.


Sipas një komunikate për media, të lëshuar nga Këshilli Organizativ i Brigadës 137 “Gjakova”, thuhet se kjo brigadë ishte themeluar pas kërkesave të ushtarëve të UÇK-së për ndërhyrje në Komunën e Gjakovës, me qëllim të ndalimit të masakrave dhe krimeve të ushtrisë serbe ndaj qytetarëve të kësaj komune.

“Me fillimin e luftës në Kosovë dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s, me 24 Mars 1999 Zona Operative e Dukagjinit njoftohej për masakrat dhe krimet që ushtroheshin mbi popullatën e pa mbrojtur të Komunës së Gjakovës, nga forcat paramilitare serbe. Me 25 Mars 1999, shumë djem dhe vajza të renditura në radhët e UÇK- së në Zonën e Dukagjinit, iu parashtrua kërkesa Komandantit Ramush Haradinaj për fytjen e tyre në qytet, për ta mbrojtur popullatën civile. Me datë 28 mars 1999 nga fshati DASHINOC Komandant i ZOD-it Ramush Haradinaj jep urdhëresën me nr. L8/862/99 për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar BRIGADA 137 “GJAKOVA” e UÇK- së, bashkë me emërtimin e kuadrit komandues”, thuhet në komunikatë.

Në këtë komunikatë thuhet se pas themelimit të Brigadës 137 “Gjakova”, më datë 29 mars 1999 kjo brigadë me shumë pjesëtarë të armatosur, secili prej tyre i pajisur edhe me nga një armë dhe armatim shtesë, u futen në qytetin e Gjakovës. Kjo brigadë ishte ndarë në 4 grupe, të cilat ishin vendosur në 4 pozicione të qytetit, si pikat më të mira strategjike të mundshme për zhvillimin e aktivitetit ushtarak të kësaj Brigadës. Tri grupet dhe Shtabi i Brigadës ishin vendosur në lagjet e Çabratit dhe një grupi vendoset në Orize (Zidi i Sadik Agës).

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Kalo në kategori