Ronaldo ndihmon financiarisht Madeiran, pas zjarrit që e përfshiu atë


Qyteti i lindjes së Cristiano Ronaldos është përfshirë nga një zjarr i madh.
Pas kësaj tragjedie kanë humbur jetën së paku tre persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
Mirëpo, Ronaldo ka treguar edhe një herë zemërgjerësinë e tij, duke i ofruar ndihma financiare të gjithë të prekurve nga ky aksident.
Ylli i Real Madridit, ka telefonuar presidentin Miguel Albuquerque dhe e ka njoftuar që është i gatshëm të ofrojë ndihmë për qytetarët e Madeiras.
Nuk është kjo hera e parë që Ronaldo ka ndërmarrë aksione humanitare, pasi që ai shquhet si një njeri shumë bamirës.

Nga
Telegrafi
11/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































