LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Unitedi rinovon me Jonesin

Zyrtare: Unitedi rinovon me Jonesin
Jones gjatë nënshkrimit të kontratës së re

Mbrojtësi anglez, Phil Jones ka rinovuar edhe për shumë vite kontratën e tij me Manchester Unitedin.

Në vazhdën e vazhdimit të kontratave, Djajtë e Kuq kanë blinduar me kontratë të re të përmirësuar edhe mbrojtësin Jones.


Jones ka nënshkruar kontratë të re të vlefshme për katër vite e gjysmë apo deri në verën e vitit 2023.

Zyrtare: Martial te Unitedi deri më 2024
Lexo po ashtu Zyrtare: Martial te Unitedi deri më 2024

“Manchester United është i gëzuar të njoftojë se Phil Jones ka nënshkruar një kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor 2023”.

“Kontrata ka mundësinë që të zgjatet edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

Me kontratën e re është ndarë i kënaqur edhe mbrojtësi anglez, i cili ka falënderuar klubin, bashkëlojtarët dhe trajnerin.

“Jam i kënaqur që kam nënshkruar  kontratën e re. Manchester Unitedi ka qenë pjesë e madhe e jetës sime për tetë vjet dhe unë dua gjithçka rreth këtij klubi”.

Jones gjatë nënshkrimit të kontratës së re

“Jam i ngazëllyer për sfidat që shtrihen para nesh ndërsa përgatitemi për një periudhë shumë të zënë gjatë sezonit”.

“Do të doja të falënderoj Ole-n dhe stafin e stërvitjeve për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në zhvillimin tim”, ka deklaruar Jones pas vazhdimit të kontratës. /Telegrafi/