LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Torino është qyteti ku do të organizohet “Eurovision 2022”

Zyrtare: Torino është qyteti ku do të organizohet “Eurovision 2022”

Torino është zyrtarisht qyteti që do të mirëpresë festivalin “Eurovision” vitin e ardhshëm.

Kandidatura e paraqitur gjatë verës nga kryebashkiakja Chiara Appendino, rezultoi me fitore duke lënë prapa qytete tjera të njohura si: Milano, Bolonja, Pesaro, Roma e të tjerë.

Italia do të organizojë “Eurovision 2022”, pasi grupi i rokut, Maneskin, i solli fitoren këtij shteti në edicionin e këtij viti të mbajtur në Roterdam, shkruan L’occio.

Grupi Maneskin, fituesit e “Eurovision 2021” (Foto: Getty Images)

Qyteti i Torinos thuhet se ofroi gati shtatë milionë euro, një shifër për të cilën komuna ka kontribuar nga xhepi i saj – gjersa pjesë e kontributit janë edhe fondet e shtuara nga autoritetet lokale dhe shoqatat territoriale.

Por cilat ishin kërkesat për qytetin pritës të “Eurovision 2022”?

Qyteti pritës duhet të kishte një aeroport ndërkombëtar që është jo më shumë se 1 orë e 30 minuta larg nga ngjarja.

Qyteti i zgjedhur gjithashtu duhet të përgatisë një ofertë hoteli me mbi 2.000 dhoma në afërsi të ngjarjes, e cila domosdoshmërisht duhet të zhvillohet në një infrastrukturë të brendshme, perimetër të mirë dhe të pajisur me ajër të kondicionuar sipas standardeve aktuale.

Struktura duhet domosdoshmërisht të ketë një kapacitet prej 8000-10.000 spektatorësh në sallën kryesore, e cila korrespondon me 70 për qind të kapacitetit maksimal të parashikuar për koncerte normale dhe që mund të strehojë një instalim me lartësi të disponueshme prej rreth 18 metrash me kapacitet të mirë të ngarkesës në çati dhe qasje e lehtë në ngarkesë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori