UEFA ka vendosur që t’i lë pezull procedurat kundër Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit, lidhur me formimin e Superligës Evropiane.

Tre gjigantët evropianë janë të vetmit që nuk janë tërhequr nga projekti, i cili ishte braktisur nga nëntë klubet tjera brenda 48 orësh.

Ata ishin kërcënuar se do të përballeshin me pasoja të rënda nga UEFA duke i përfshirë gjobat e rënda dhe madje edhe përjashtimin nga Liga e Kampionëve.

Megjithatë, pasditen e të mërkurës, trupa evropian e futbollit ka lëshuar një deklaratë, përmes të cilës njofton se janë pezulluar procedurat disiplinore kundër Barcës, Juves dhe Realit, lidhur me Superligën Evropiane, “deri në një njoftim të radhës”.

Ministria e Drejtësisë në Zvicër informon FIFA-n dhe UEFA-n se nuk mund t’i ndëshkojë klubet nga Superliga Evropiane Ministria e Drejtësisë në Zvicër informon FIFA-n dhe UEFA-n se nuk mund t’i ndëshkojë klubet nga Superliga Evropiane

Ky vendim ka ardhur pasi të shtunën në zyrat e UEFA-s është dorëzuar urdhri i Gjykatës së Madridit i ngritur nga organizatorët e Superligës, përmes autoriteteve zvicerane.

Kjo do të thotë se në rast se UEFA do të ndërmerrte veprime kundër tri klubeve dhe do të dështonte të rrëzonte urdhrin e Gjykatës së Madridit, do të duhej t’ua paguante të gjitha dëmshpërblimet këtyre klubeve. /Telegrafi/