LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Steven Gerrard, trajner i ri i Aston Villas

Zyrtare: Steven Gerrard, trajner i ri i Aston Villas

Klubi anglez, Aston Villa ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Steven Gerrard si trajner të ri të skuadrës.  

Aston Villa e ka shkarkuar Dean Smith të dielën e kaluar dhe shpejt e kanë zbuluar pasuesin e tij.


Bëhet fjalë për legjendën angleze, Steven Gerrard, i cili tani do jetë trajner i ri i klubit nga Ibrox.

Është vet Aston Villa që ka konfirmuar emërimin e Gerrardit me anë të faqeve zyrtare.

“Klubi i Futbollit Aston Villa është i kënaqur të njoftojë emërimin e Steven Gerrard si trajnerin tonë të ri”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Gerrard vjen nga Rangers, ku pati sukses të madh gjatë tri viteve e gjysmë, ku fitoi edhe titullin e Superligës së Skocisë. /Telegrafi/