LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Stephan Lichtsteiner edhe dy vjet në Juventus

Zyrtare: Stephan Lichtsteiner edhe dy vjet në Juventus

Juventus ka siguruar shërbimet e mbrojtësi zviceran edhe për dy vjet të tjera.

Stephan Lichtsteiner ka vazhduar bashkëpunimin me kampionin italian deri në vitin 2018.


Kështu së paku ka njoftuar skuadra italiane përmes një mesazhi në ueb-faqen zyrtare të klubit.

Zvicerani 33-vjeçar deri më tani ka pasur 152 ndeshje duke shënuar 12 gola ndërsa ka fituar pesë tituj të Serie A dhe dy kupa të Italisë. /Telegrafi/