LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Sevilla huazon Gonalons nga Roma

Zyrtare: Sevilla huazon Gonalons nga Roma
Foto: Sevilla/Twitter

Sevilla ka nënshkruar edhe zyrtarisht me Maxime Gonalons nga Roma.

Francezi i është bashkuar klubit spanjoll në formë të huazimit një vjeçar.


29-vjeçari erdhi te Roma në verën e 2017 dhe në sezonin e fundit bëri vetëm 12 paraqitje në Serie A, fatkeqësisht ai nuk arriti të shënojë ndonjë gol.

Nuk duhet harruar se klubet në fjalë ditë më parë finalizuan një tjetër marrëveshje, atë të Steven N’Zonzi drejt klubit italian.

Sevilla në këtë afat kalimtar nga Serie A ka huazuar edhe Andre Sillvan nga Milani.

Atë që nuk e bëri te Milani për një sezon, Silva e bëri te Sevilla në debutim
Lexo po ashtu Atë që nuk e bëri te Milani për një sezon, Silva e bëri te Sevilla në debutim

Roma ndeshjen e parë në kampionat për sezonin 2018/19 e fitoi, ashtu si edhe Sevilla.

Klubi nga kryeqyteti italian ka qenë një nga më të përfolurit në këtë afat kalimtar, duke larguar shumë lojtarë, por edhe afruar shumë tjerë. /Telegrafi/