LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me sulmuesin Alban Shillova

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me sulmuesin Alban Shillova
Alban Shillova (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Sulmuesi i njohur Alban Shillova është transferimi i fundit i klubit më të trofeshëm nga Kosova, Prishtinës.  

Prishtina ka njoftuar gjatë ditës së sotme (e shtunë) se ka arritur marrëveshje me sulmuesin Shillova, i cili vjen nga Flamurtari, skuadër me të cilën prishi kontratën me mirëkuptim pasi kishte edhe gjashtë muaj marrëveshje.


Sulmuesi 26 vjeç, i lindur më 13.08.1992 në Zllatar të Prishtinës, në edicionin e fundit ka shënuar 11 gola (10 Superligë/1 Kupë), ndërsa në një vit e gjysmë qëndrim te Flamurtari ka shënuar 16 gola.

Të gjitha lajmet rreth FC Prishtinës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth FC Prishtinës

Shillova është produkt i Shkollës së futbollit “Vigani”, ndërsa ka luajtur për KEK-un, Fushë Kosovën, Bylysin në Superligën e Shqipërisë si 18 vjeçar (7 ndeshje), Dritë 2 vite e gjysmë (15 gola), Lirinë gjashtë muaj (3 gola) dhe Vllazninë e Pozharanit, ndërsa së fundi në Flamurtar.

Alban Shillova (Foto: FC Prishtina/Facebook)

“Kam zgjedhur Prishtinën thjesht se është klubi më i madh në vend dhe më gjerë, sepse është duke e pritur mjaft gjatë titullin. Por, Prishtina sërish do ta ndjek titullin dhe ia vlen të provosh që së bashku të arrijmë deri te ai qëllim madhor”.

“Kam shëtitur në mjaft klube, besoj se me përvojën që tani kam, jam pjekur edhe si futbollist dhe ka ardhur koha e duhur të vesh fanellën e klubit të qytetit tim”.

Alban Shillova dhe Ahmed Kurtolli (Foto: FC Prishtina/Facebook)

“Është e vërtet që më pret konkurrencë e fort me sulmues shumë cilësor, megjithatë konkurrenca e rrit cilësinë dhe unë premtoj se do të jap maksimumin duke shpresuar se do të zë vend në formacion”, ka thënë sulmuesi Shillova për faqen zyrtare të Prishtinës.

Ndryshe, ky ishte transferimi i katërt i bardhekaltërve pas Kreshnik Ukës, Endrit Krasniqit dhe Ahmed Januzit. /Telegrafi/