LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Presidenti i Federatës Turke të Futbollit konfirmon datën e saktë të rikthimit të futbollit

Zyrtare: Presidenti i Federatës Turke të Futbollit konfirmon datën e saktë të rikthimit të futbollit

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), Nihat Ozdemir, ka njoftuar se Superliga Turke do të rifillojë më 12 qershor, me të gjitha aktivitetet e futbollit në vend që janë pezulluar më 18 mars për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Turqia kishte qenë një nga vendet e fundit evropiane që e ndaloi veprimin sportiv, me shumicën dërrmuese të organeve qeverisëse që tashmë kishin ndalur garat e tyre përkatëse në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Dhe duket se Turqia mund të përfundojë duke qenë kombi që ka qenë pa futboll për kohën më të shkurtër, me lëvizje që tani janë ndërmarrë nga TFF për të rifilluar lojën që nga mesi i qershorit.

Kjo pasi tashmë ka ardhur një deklaratë e lëshuar nga kreut i TFF, Ozdemir, i cili ka konfirmuar datën e saktë të rikthimit të Superligës Turke.

Superliga e Turqisë llogarit humbje deri në një miliard euro nëse nuk kthehet në aksion
Lexo po ashtu Superliga e Turqisë llogarit humbje deri në një miliard euro nëse nuk kthehet në aksion

“Sot u mblodh Bordi ynë i Drejtorëve. Ne kemi bërë vlerësime në kuadër të Planit të Normalizimit të përgatitur nga shteti ynë me të gjitha institucionet dhe organizatat. Ne e dimë vështirësinë dhe përgjegjësinë e misionit tonë. Ne hartuam një hartë rrugore duke marrë parasysh të gjitha kushtet”.

“Unë do të doja t’ju njoftoja tani vendimin tonë, të cilin opinioni publik po e pret”.

“Tani për tani, ne kemi vendosur të fillojmë Superligën tonë të shtyrë, Ligën e Parë të TFF, Ligën e dytë, Ligën e tretë dhe Ligat Amatore Rajonale në javën e 12-13-14 qershorit, edhe pse kemi skenarë të ndryshëm”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Shkencor do të vendosin se si dhe në cilat kushte do të luhen garat. Në këtë proces, ne do t’i informojmë të gjitha klubet tona për parimet që do të dalin në fund të procesit, i cili përfshin vlerësimet e bëra nga Bordi i Shkencave së bashku me Bordin tonë Shëndetësor”.

“Ne synojmë ta përfundojmë sezonin me mbështetjen e të gjitha institucioneve të shtetit tonë. Shpresojmë se do të përfundojmë ligat tona në mënyrën më të mirë në fund të korrikut, do të japim trofetë tanë në fushë dhe do ta kurorëzojmë sezonin duke pritur finalen e Ligës së Kampionëve në vendin tonë në gusht”.

“Uroj që vendimet tona të jenë të mira për vendin tonë dhe për futbollin turk”, ka thënë Ozdemir. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori