Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami është lojtari më i ri i klubit italian, Empoli.

Shqiptari 20-vjeçar nga Tetova ka bërë hapin e radhës të madh në karrierë.

Pas rënies nga kategoria të Grasshopersit, Bajrami ka ndryshuar ambient duke u transferuar në futbollin italian.

E pranon trajneri i Grasshoper: Shumë klube pas Nedim Bajramit, spikat interesimi i Young Boys E pranon trajneri i Grasshoper: Shumë klube pas Nedim Bajramit, spikat interesimi i Young Boys

Bajrami është transferuar tek Empoli, klub i cili në sezonin e ri do të bëjë gara në Serie B.

“Mirësevjen Nedim Bajrami”, shkuan në njoftimin e klubit italian në rrjetet sociale.

Ndryshe, mesfushori tetovar ka zhvilluar 88 ndeshje me klubin zviceran duke shënuar 11 gola, ndërsa ka qenë reprezentues i rregullt i moshave të Zvicrës nga U-15 deri në U-21. /Telegrafi/