“Jemi nda me trajnerin Sunaj Keçi, të cilit i dëshirojmë sukses dhe e falenderojmë për punën që ka bërë për këtë kohë sa ka qenë në krye të skuadrës”, tha Pacolli për SportPlus.

Tutje, drejtori i skuadres se Hajvalisë tregon edhe arsyjen që erdhi deri tek shkarkimi i Keqit. “Ai u tregua shumë tolerantë me futbollistët dhe kjo i’u hakmorr atij”, nënvizoi Pacolli.


Munishi e zëvendëson

Drejtori i Hajvalisë konfirmon se kanë biseduar edhe me disa trajner tjerë, mirëpo bisedime konkrete janë zhvilluar me Ismet Munishin, me te cilin ekipi nga Hajvalia ka gjetur gjuhë të përbashkët dhe ai do ta drejtoj skuadrën për 6 muajt e ardhshëm. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app