LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Mikel transferohet në Kinë

Zyrtare: Mikel transferohet në Kinë

Chelsea po bënë pazar të mirë me klubet kineze sa i përket futbollistëve të saj.

Pasi ditë më parë shiti brazilianin Oscar për një shumë të lartë mbi 70 milionë euro, tani londinezët kanë zyrtarizuar edhe një largim.


Është mesfushori nigerian, John Obi Mikel që iu bashkua kampionatit kinez duke u transferuar tek skuadra Tianjin TEDA.

Mikel ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me klubin kinez.

Reprezentuesi i Nigerisë, do të fitojë 7,2 milionë euro në stinor duke nënshkruar kontratën e jetës.

29-vjeçari ka refuzuar transferimin në La Liga te Valencia dhe në Ligue 1 te Marseille duke zgjedhur kampionatin kinez. /Telegrafi/