LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Mancini rikthehet te Interi

Zyrtare: Mancini rikthehet te Interi

Interi ka konfirmuar edhe zytarisht se trajneri legjendar i Nerazzurëve, Roberto Mancini, është rikthyer në klub.

-->

Interi gjatë ditës ka konfirmuar shkarkimin e Walter Mazzarrit nga posti i trajnerit, teksa menjëherë pasdite e ka konfirmuar atë që kanë spekuluar mediat italiane, nënshkrimin me Roberto Mancinin.

“Interi dëshiron që të komunikojë se Roberto Mancini është kryetrajneri i ri i ekipit. Ai do të fillojë punën nga e shtuna”, shkruan në komuniktën e Interit.

Roberto Mancini pa dyshim se është një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e Interit, duke fituar katër tituj të Serie A, dhe dy Kupa të Italisë, në atë që ishte fillimi i epokës së artë të Interit që u kurorëzua në vitin 2010 nga një trajner tjetër me një tripletë historike të parën për një klub italian në histori. /Telegrafi/