LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Luka Modric rinovon kontratën me Real Madridin

Zyrtare: Luka Modric rinovon kontratën me Real Madridin

Real Madridi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Luka Modricin për të vazhduar kontratën.

Mesfushori ka arritur t’i bind drejtuesit e Los Blancos që të vazhdojë kontratën edhe për një vit.


Sipas njoftimit të klubit spanjoll, thuhet se Modric ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor të vitit 2022.

“Real Madridi dhe Luka Modric kanë arritur marrëveshje që të rinovojnë kontratën e lojtarit, e cila mbetet aktive deri më 30 qershor të vitit 2022”, thuhet në komunikatë.

Kroati kishte paraqitje të mira në edicionin që lamë pas, edhe pse nuk fituan asnjë trofe. /Telegrafi/