LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Luis Diaz, lojtar i ri i Liverpoolit

Zyrtare: Luis Diaz, lojtar i ri i Liverpoolit

Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Luis Diaz nga Porto.

Reds kanë bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar të janarit.


Klubi nga Anfield ka kompletuar tashmë transferimin e sulmuesit kolumbian, Luis Diaz nga Porto.

Bëhen virale fotografitë e Luis Diaz duke nënshkruar kontratën me Liverpoolin dhe duke pozuar me fanellën e Reds
Lexo po ashtu Bëhen virale fotografitë e Luis Diaz duke nënshkruar kontratën me Liverpoolin dhe duke pozuar me fanellën e Reds

Ky transferim është konfirmuar tashmë në faqet zyrtare nga klubi anglez.

“Ne kemi përfunduar nënshkrimin e Luis Diaz nga FC Porto. 25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Reds pasi ka kaluar testet mjekësore dhe ka finalizuar kushtet personale”.

“Diaz do të arrijë në Merseyside pasi të ketë përfunduar detyrën ndërkombëtare me Kolumbinë, e cila përballet me Argjentinën në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Cordoba të martën në mbrëmje”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Lojtari thuhet se ka nënshkruar kontratë për pesë vite e gjysmë, ndërsa transferimi i tij do t’i kushtojë Liverpoolit 40 milionë euro plus 20 milionë euro tjera bonuse.

Kolumbiani do ta bartë fanellën me numër 23. /Telegrafi/