Zyrtare: Llapi ndan rrugët me portierin Hoffman

Një tjetër largim nga Llapi është konfirmuar gjatë afatit kalimtar të janarit.
Portieri nga Afrika e Jugut, Steven Hoffman nuk do të jetë më pjesë e llapjanëve.
Ka qenë vetë klubi i Llapit që ka konfirmuar ndarjen me portierin.
Hoffman iu bashkua Llapit në verën e vitit 2020, por që nuk i arriti pritshmëritë në Kosovë.
Klubi i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës! /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































