LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Liverpooli nënshkruan me Nike-n

Zyrtare: Liverpooli nënshkruan me Nike-n

Liverpooli edhe zyrtarisht ka nënshkruar me markën e njohur të veshmbathjeve “Nike”.

Ishte paralajmëruar prej kohësh se The Reds do të largoheshin nga New Balance dhe do ta merrnin ofertën e markës së famshme.


Marrëveshja do të hyjë në fuqi nga 1 qershori, 2020 dhe parasheh që kompania e veshmbathjeve sportive Nike do të jetë sponsor i fanellës së Liverpoolit dhe gardërobës stërvitore dhe udhëtuese.

Marrëveshja me Nike vlen për skuadrën e meshkujve, femrave dhe atyre të akademisë, përfshirë edhe stafin e trajnerëve dhe Fondacionin Liverpool FC.

Skuadra angleze ka falënderuar sponsorin aktual për marrëveshjen që e kishin për disa vite, por tani kanë vendosu t’u bashkohen klubeve tjera të mëdha. /Telegrafi/