Zyrtare: Kosova pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Lajmi u konfirmua në lajmet qendrore të RTK-së në një lidhje të drejtëpërdrejtë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqin, i cili konfirmoi se Kosova është pranuar në KON me të drejta të plota.
Ky është lajmi më i madh për sportin kosovar që nga koha e pasluftës, sepse tani Kosova mund të marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike të vitit 2015 si shtet në vete, dhe sportistët tanë më nuk do të kenë vështirësi t’i dëshmojnë cilësitë e tyre. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































