LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Interi nënshkruan me Padellin

Zyrtare: Interi nënshkruan me Padellin

Interi ka nënshkruar zyrtarisht me portierin italian, Daniele Padelli, si transferim i lirë pasi kontrata e tij me Torinon ka skaduar.

31-vjeçari italian ka qenë me klubin Granata që nga viti 2013, por ishte portier i dytë apo zëvendësues i Joe Hart sezonin e kaluar.


Skriniar nënshkruan me Interin, zyrtarizimi në fillim të korrikut
Lexo po ashtu Skriniar nënshkruan me Interin, zyrtarizimi në fillim të korrikut

Padelli edhe te Interi pritet të jetë portieri i dytë, pasi porta do t’i besohet edhe këtë sezon sllovenit Samir Handanovic.

Kontrata e tij u lejua të skadonte dhe Padelli tani është regjistruar si lojtar i Interit në Federatën Italiane të futbollit.

Klubet e mëparshme të Padelli përfshijnë Sampdorian, Crotonen, Liverpoolin, Pisan, Avellinon, Udinesen dhe Barin. /Telegrafi/