Marrëveshjen 1-vjeçare e konfirmoi drejtori i Hajvalisë, Xhavit Pacolli. “Zeneli na ka kthyer përgjigje pozitive. Ai përfundimisht është pjesë e Hajvalisë. Marrëveshja është 1-vjeçare.

Tani po e presim edhe përgjigjen e Leart Eminit, me të cilin jemi takuar dje (e premte) dhe ia kemi bërë ofertën”, është shprehur Pacolli. Hajvalia me këtë përforcim llogaritet si njëra ndër skuadrat me potencialin më të fuqishëm në vend dhe pritet të luftojë për pozitat e para në tabelë. /Tribuna/Telegrafi/ 

telegrafi sport app