LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Falcao rikthehet në La Liga, nënshkruan me Vallecanon

Zyrtare: Falcao rikthehet në La Liga, nënshkruan me Vallecanon

Radamel Falcao është rikthyer zyrtarisht në La Liga, pas aventurës turke me Galatasarayn.

Sulmuesi kolumbian qëndroi për dy vite në Stamboll te Galatasaray, por pa arritur të lë gjurmë.


35-vjeçari ka shkëputur kontratën me gjigantin turk, derisa sot është zyrtarizuar tek skuadra spanjolle Rayo Vallecano.

Falcao është zyrtarisht një futbollist i ri i Vallecanos, por klubi nuk ka zbuluar asgjë në lidhje me kontratën e tij.

Kësisoj për veteranin kolumbian është një rikthim në La Liga ku kishte qëndruar për dy vite te Atletico Madrid, nga 2011 deri më 2013.

Përveç Falcaos, skuadra e rikthyer në elitën e futbollit spanjoll sot ka zyrtarizuar edhe portierin 25-vjeçar kolumbian Ivan Arboleda./Telegrafi/