Zyrtare: Cibona në Prishtinë

Kryetari i K.B. Sigal Prishtina, Blerand Stavileci ka qenë mysafir i klubit Cibona në ndeshjen e ABA Ligës që klubi kroat luajti kundër K.K. Zadar, njofton klubi prishtinas.
Ftesa është bërë nga Kryetari i Cibonës, Aca Petrovic, vëllai i legjendës së basketbollit botëror Drazen Petrovic.
Cibona për herë të parë do të shkelë në Kosovë, dhe pritet që përveç ndeshjes të ketë edhe aktivitete të tjera, si dhe do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi në mes të klubeve.

Nga
Telegrafi
21/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































