LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Barcelona konfirmon transferimin e talentin Pablo Borre

Zyrtare: Barcelona konfirmon transferimin e talentin Pablo Borre

Barcelona ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e talentit të madh spanjoll, Pablo Borre, i cili vjen nga Racing Santander.

Klubi katalunas ka fituar garën me rivalët e Real Madridit për transferimin e talentit 19-vjeçar Pablo Torre.


Torre sot (e mërkurë) gjatë ditës është zyrtarizuar si lojtar i ri i Barcelonës, pasi ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare dhe fillimisht do të luajë me ekipin B.

Si ia doli Xavi që përmes një telefonate t'ia rrëmbente nga dora super talentin Real Madridit
Lexo po ashtu Si ia doli Xavi që përmes një telefonate t'ia rrëmbente nga dora super talentin Real Madridit

“Pablo Torre jetoi ditën e tij të parë si lojtar i Barçës të mërkurën në një ditë në të cilën lojtari nënshkroi kontratën e tij me FC Barcelona dhe në të cilën ai gjithashtu veshi fanellën e Barçës – në Camp Nou – për herë të parë”.

“Pablo Torre ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026, me një klauzolë përfundimi prej 100 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë presidenti Joan Laporta, zëvendës-presidenti i sportit Rafael Yuste, drejtori i Futbollit, Mateu Alemany, presidenti i Barça B, Jordi Casals, menaxheri përgjegjës për futbollin Joan Soler dhe drejtori Jose Ramon Alexanko.

I pranishëm ka qenë edhe përfaqësuesi i Pablo Torres, Arturo Canales dhe disa anëtarë të familjes së tij, mes tyre edhe prindërit, të cilët nuk kanë dashur të humbasin këtë ditë të veçantë.

Ndryshe, Torre bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Racing më 18 tetor 2020 në ndeshjen e ligës kundër Portugaletes. Vitin e fundit ai ka luajtur 34 ndeshje dhe ka qenë një lojtar kyç në promovimin e Racing de Santander në Kategorinë e Dytë.

Ai ka shënuar 10 gola këtë sezon dhe ka shpërndarë 11 asistime ndërmjet ligës dhe play-off-it. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori