LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Barcelona e merr në huazim Kevin-Prince Boatengun

Zyrtare: Barcelona e merr në huazim Kevin-Prince Boatengun
Foto: Marca

Barcelona dhe Sassuolo kanë arritur marrëveshje për huazimin e Kevin-Prince Boateng për pjesën e mbetur të sezonit 2018/19. Marrëveshja përfshin një opsion blerje për 8 milionë euro.

Lojtari do të paraqitet të martën, më 22 janar, ku do të nënshkruajë kontratë dhe do të prezantohet në Camp Nou, ku pastaj do të të këtë konferencë për shtyp.


“Kevin-Prince Boateng është një lojtar i cili me siguri do të përshtatet shpejt me ekipin. Me përvojën e tij duke luajtur në katër nga ligat më të mëdha në Evropë, Ligën Premier, Bundesliga, Serie A dhe La Liga, ai ka shënuar gola kudo që ai ka qenë”.

“Për më tepër, Boateng është një lojtar i gjithanshëm”.

Boateng konfirmon transferimin te Barcelona: Dua t'i shënoj Real Madridit në Bernabeu   
Lexo po ashtu Boateng konfirmon transferimin te Barcelona: Dua t'i shënoj Real Madridit në Bernabeu   

Gjatë kohës së tij në Las Palmas me Quique Setién si trajner ai luajti si një sulmues anësor, por edhe dhe si sulmues qendre”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Ai i ka shënuar dy herë Barcelonës sa ishte pjesë e Milanit.

Në La Liga ai ka luajtur me Las Palmasin. Në sezonin 2016/17 ai ka shënuar 10 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori