LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ballkani e transferon Flamur Gashin

Zyrtare: Ballkani e transferon Flamur Gashin
Flamur Gashi (Foto: KF Ballkani/Facebook)

Ballkani e ka transferuar edhe zyrtarisht Flamur Gashin nga Liria.

Skuadra nga Theranda ka njoftuar se e ka transferuar portierin e Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat U-21.


Pas transferimeve që i bën në sulm, mesfushë dhe në mbrojtje, Ballkani është përkujdesur që ta blindojë edhe portën.

“Mirë se vjen Flamur. Nga sot skuadrës sonë iu bashkua edhe portieri Flamur Gashi. Flamuri sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Lirisë, e gjithashtu edhe gardian i Përfaqësueses U-21 të Kosovës. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Gashi shihet si një portier që ka të ardhme të ndritur në futboll, e që nga sezoni i ri do të jetë pjesë e skuadrës nga Theranda. /Telegrafi/