Napoli ka konfirmuar se mbrojtësi Raul Albiol është larguar nga klubi për t’u bashkuar me ekipin spanjoll Villarreal.

Në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare, Napoli falënderoi Albiol për angazhimin e tij të madh dhe profesionalizmin shembullor.

Transferimin e tij e ka konfirmuar edhe Villarreali, të cilët thuhen kanë nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Mirë se vini, Raul Albiol. Qendërmbrojtësi valencian nënshkruan me Villarrealin për tre sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Villarrealit.

33-vjeçari bëri më shumë se 200 paraqitje për Napolin pas kalimit të tij nga Real Madridi në vitin 2013, duke fituar një Kupë të Italisë dhe një Superkupë.

Megjithatë, ai filloi vetëm 19 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar për shkak të lëndimit në gju dhe tani është zëvendësuar nga Kostas Manolas.

Blerja e tij thuhet se i ka kushtuar Nëndetëses së Verdhë pesë milion euro. /Telegrafi/