LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ajdarevic largohet përfundimisht nga AEK-u

Zyrtare: Ajdarevic largohet përfundimisht nga AEK-u

Astrit Ajdarevic nuk do të jetë më pjesë e skuadrës të famshme greke AEK.

Mesfushori shqiptar nuk luante shumë këtë edicion me klubin grek, ndërsa së fundmi kishte disa përplasje me presidentin e AEK-ut.


Tanimë ka qenë vetë lojtari që ka zyrtarizuar largimin nga kryeqyteti grek.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram, Ajdarevic ka zyrtarizuar largimin nga AEK-u.

“Jam i lumtur dhe mirënjohës që kam marrë kaq shumë dashuri në kohë të mira dhe të këqija. Emri im do të lidhet gjithmonë si një kampion me AEK dhe ky klub do të jetë përgjithmonë pjesë e jetës time”.

“Faleminderit të gjithë njerëzve që janë përfshirë në jetët tona në dy vitet e fundit. Unë jam munduar gjithmonë të jap më të mirën time në fushë dhe jashtë saj. Familja Ajdareviç i falënderon të gjithë”-shprehet Ajdareviç”, ka shkruar Ajdarevic.

E ardhmja e mesfushorit nuk është e qartë, por besohet se ai do të rikthehet në futbollin suedez. /Telegrafi/