LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Neymar kalon te Al Hilal

Zyrtare: Neymar kalon te Al Hilal

Al Hilal edhe zyrtarisht e ka transferuar Neymarin nga Paris Saint-Germain.

Lojtari ka arritur marrëveshje me klubin arab për një kontratë dy vjeçare, derisa është prezantuar edhe zyrtarisht.


Skuadra arabe Al Hilal raportohet se ka paguar 90-100 milionë euro te PSG për kartonin e lojtarit.

Një marrëveshje përrallore si e Neymarit: Zbulohen detajet tjera monetare të brazilianit me Al Hilal
Lexo po ashtu Një marrëveshje përrallore si e Neymarit: Zbulohen detajet tjera monetare të brazilianit me Al Hilal

Neymar gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite do të fitojë 300 milionë euro, ndërsa nuk ka opsion për një vit shtesë.

Paga e tij mund të shkojë deri në 400 milionë euro, nëse arrihen disa objektiva, që janë në formë të bonuseve.

Si e kishte parashikuar saktë Gary Lineker atë që do të ndodhte me Neymarin në vitin 2017
Lexo po ashtu Si e kishte parashikuar saktë Gary Lineker atë që do të ndodhte me Neymarin në vitin 2017

Al Hilal gjatë kësaj vere ka transferuar edhe emra të tjerë të mëdhenj nga futbolli evropian si Kalidou Kolibaly, Ruben Neves apo Malcolm.

Gjatë gjashtë viteve qëndrim te PSG,  sulmuesi brazilian ka zhvilluar 173 ndeshje zyrtare duke realizuar 118 gola dhe ka asistuar në 77 të tjerë. /Telegrafi/