LAJMI I FUNDIT:

Zyra e BE-së: Në Kosovë do të qëndrojë një mision teknik, do të vlerësojë punën e mbetur për vizat

Zyra e BE-së: Në Kosovë do të qëndrojë një mision teknik, do të vlerësojë punën e mbetur për vizat

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë ka njoftuar se të enjten dhe të premten (3-4 maj) në Prishtinë do të qëndrojë siç e kanë quajtur ata një misionin teknik në Kosovë.

Nga Zyra për informim e zyrës së BE-së, ka thënë për Telegrafin se misioni do të përqendrohet në vlerësimin e standarditt të mbetur të liberalizimit të vizave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


“Misioni është pjesë e vlerësimit teknik në vazhdim drejt përmbushjes së këtij standardi të mbetur që do të vazhdojë edhe pas misionit”, kanë njoftuar nga kjo zyrë.

Ndryshe, në vazhdën e kritereve të kërkuara për liberalizimin e vizave për Kosovën, sipas deklaratave të zyrtarëve të BE-së, lënë shumë për të dëshiruar lufta kundër korrupsionit, përpjekje për të cilën institucionet e vendit thonë se e kanë intensifikuar luftën kundër këtij fenomeni. Para disa muajve në Kuvend është votuar edhe marrëveshje për demarkimin e kufirit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, e cila ka qenë njëra prej kërkesave kryesore për liberalizimin e vizave që e ka adresuar Brukseli për Prishtinën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori