LAJMI I FUNDIT:

Zymer Bytyqi fillon të lë gjurmë menjëherë në Turqi, i pari sa i përket pasimeve kyçe

Zymer Bytyqi fillon të lë gjurmë menjëherë në Turqi, i pari sa i përket pasimeve kyçe

Pas gjashtë muajve të rëndë të kaluar në Olympiacos, Zymer Bytyqi është rikthyer sërish në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi kosovar nënshkroi për skuadrën turke Antalyaspor dhe menjëherë ka filluar shkëlqimin.


Kur janë zhvilluar dy xhiro në elitën e futbollit turk, Bytyqi është në krye të listës sa i përket futbollistëve me pasime kyçe.

Turqia tokë e bekuar për futbollistët shqiptarë, 17 prej tyre pjesë e Superligës - numri pritet të rritet ndjeshëm deri në fund të muajit
Lexo po ashtu Turqia tokë e bekuar për futbollistët shqiptarë, 17 prej tyre pjesë e Superligës - numri pritet të rritet ndjeshëm deri në fund të muajit

Bytyqi në dy takimet e para ka bërë 11 pasime kyçe për bashkëlojtarët e tij, ku këtë numër e ka arritur edhe anëtari i Fenerbahces, Dusan Tadic sipas një statistike nga Opta.

Në ndeshjen e fundit që Antalyaspor luajti baras 1-1, Bytyqi kishte paraqitje fantastike ku u notua me notën 8.

Duket se rikthimi në Turqi i ka sjell fat dhe e ka rikthyer formën më të mirë te anësori kosovar i cili kaloi gjashtë muaj të vështirë.

Kujtojmë që Bytyqi edhe më parë ishte pjesë e Superligës së Turqisë ku si anëtar i Konyaspor ishte ndër sulmuesit anësorë më të mirë në këtë ligë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori