LAJMI I FUNDIT:

Zylfije Krasniqi-Dema dhe Vjosa Maloku-Ramadani, gratë që realizuan ëndrrat e tyre në Polici dhe FSK

Zylfije Krasniqi-Dema dhe Vjosa Maloku-Ramadani, gratë që realizuan ëndrrat e tyre në Polici dhe FSK

E pamposhtur edhe shumë e fortë ndaj paragjykimeve arriti që ta jetësojë ëndrrën e saj për t’i shërbyer atdheut, në kohën kur ishte i domosdoshëm një shërbim i tillë. Nënkolonel Zylfije Krasniqi Dema theu tabu në Kosovë në kohën kur kishte filluar ta ushtroj detyrën si police në vitin 1999, një ndër gjeneratat e para e cila ndihmoi në një formë ose tjetrën që të zhvillohet Policia e Kosovës.

“Në Policinë e Kosovës punoj që nga viti 1999. Pas hapjes së konkursit për polic me vullnetin e mirë për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve kam pas fatin të pranohem në gjeneratën e dytë të policëve të Kosovës. E më besoni që nuk është profesion aspak i lehtë”, pohon ajo.


Ajo thotë se fillimet e saja si police ishin mjaftë të vështira, ndërkaq edhe pse familjes së saj i kishte rënë në habi kur kishte vendosur të punoj si police, ata e kishin përkrahur dëshirën e saj që të jetë pjesë e Policisë së Kosovës.

“Në të kaluarën nuk ka pasur femra në uniformë, ka qenë një thyerje e tabuve e madhe e të kaluarës dhe të tashmes. Kështu që mu aty kanë filluar të shfaqen vështirësitë për shkak të mentalitetit të atëhershëm… Atëherë kemi qenë police vetëm një grup femrash për dallim nga sot. E përkrahja më e madhe për mua ka qenë familja ime ”, thotë Krasniqi Dema.

Nënkolonel Zylfije Krasniqi- Dema

E histori interesante të inkuadrimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës e ka edhe major Vjosa Maloku Ramadani. Ajo thotë që në fillimet e karrierës së saj ishin pak vajza në FKS dhe ajo shprehet që kishte hezitim të shprehjes së dijes.

“Kur kam filluar punën pas diplomimit si e re, kam hasur në shumë pjesëtarë që kanë pasur përvojë shumë të gjatë si para luftës, si pas luftës dhe ne si femra në numër kemi qenë më pak dhe gjithmonë ka qenë ajo, që ne kemi hezituar ta shprehim dijen tonë ose aftësitë tona”, tregon ajo.

Ajo thotë që paragjykimet ishin nga më të ndryshmet sa i përket ushtrimit të detyrës si ushtare, në fillimet e karrierës së saj.

“Paragjykimet kanë qenë edhe më herët që femrat nuk mund t’ia dalin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Numri i femrave që janë brenda FSK-së e dëshmon që nuk ka detyrë që nuk mundemi t’ia arrijmë”, rrëfen Maloku Ramadani.

Major, Vjosa Maloku- Ramadani

E në fund, nënkoloneli Zylfije dhe major Vjosa kanë një mesazh për të gjitha vajzat e reja të cilat kanë ëndërr të shërbejnë në Policinë e Kosovës dhe në FSK.

“Ju bëjë apel të gjitha vajzave pa hezitim, të konkurrojnë në konkursin i cili është i hapur në Policinë e Kosovës sepse është nder dhe privilegj tu shërbejnë vendit të vet dhe qytetarëve”, tha Zylfije Krasniqi Dema.

“Unë i kisha inkurajuar të gjitha ato vajza të cilat kanë ëndërr të shërbejnë në FSK të aplikojnë sepse është një detyrë të cilën e kryen me nderë dhe është gjithmonë privilegj t’i shërbesh atdheut”, tha Vjosa Maloku Ramadani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Euroactiv: Fillim i ri për dialogun Kosovë-Serbi pas zgjedhjeve europiane?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
Kalo në kategori