LAJMI I FUNDIT:

Zyba dhe Neziri të bindur në paraqitje të mirë ndaj Anglisë U21

Zyba dhe Neziri të bindur në paraqitje të mirë ndaj Anglisë U21

Kosova U21 po i vazhdon përgatitjet me intensitet dhe me entuziazëm për ndeshjen e radhës kundër Anglisë U21, që zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen e parë kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2023, Dardanët e rinj kishin pësuar humbje 2:0.


Mesfushori Qëndrim Zyba ka folur për përshtypjet e tij nga fitorja me Andorrën, si dhe motivin për ballafaqimin me anglezët.

“Ka qenë një ndeshje jo e lehtë, sepse Andorra u mbrojt me shumë futbollistë, por ne dhamë maksimumin për t’i marrë tri pikë dhe ishte ndjenjë shumë e mirë kur fituam. Tani, patjetër se Anglia është një superkombëtare, por ne besojmë se harmonia që kemi në grup të na e sjellë një rezultat pozitiv. Nuk ia kemi frikën kësaj përballjeje, ngase ne duhet ta përfaqësojmë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pse jo edhe të bëjmë befasi. Ju bëj thirrje tifozëve ‘Dardanët’ që të jenë në numër sa më të madh prezent për të na mbështetur në këtë ndeshje të vështirë”, ka thënë Zyba.

Optimist për paraqitje të mirë është shprehur edhe Behar Neziri, e këtë ai e bazon në lojën e mirë kundër Andorrës.

“Fitorja atje na ka mundësuar që të jemi më të çliruar për ndeshjen kundër Anglisë. E dimë që tani kemi përball një rival shumë të fortë, por edhe ne kemi treguar se kemi potencial. Besoj se jemi rritur si grup”.

“Atmosfera është shumë e mirë dhe motivi tash është shumë më i madh dhe shpresoj se mund të marrim së paku një pikë. Ne e kemi dëshirë që të premten të vijnë sa më shumë tifozë në stadium sepse kjo do të na ndihmojë”, ka theksuar Neziri.

Ata aktualisht renditen në pozitën e tretë me 11 pikë, derisa Anglia kryeson me 22 pikë.

Ndeshja Kosovë U21 – Angli U21, zhvillohet të premten, në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe hyrja për të gjithë tifozët është falas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso ka vendosur një rekord të ri historik në futboll, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori