LAJMI I FUNDIT:

Zvicra bën hap fals, ndalet me barazim nga Bjellorusia

Zvicra bën hap fals, ndalet me barazim nga Bjellorusia

Zvicra ka luajtur baras 3-3 në shtëpi ndaj Bjellorusisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikim në EURO 2024.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 28-të falë një supergoli të Xherdan Shaqirit nga jashtë zonës, që e la pa asnjë shans për të reaguar portierin kundërshtar. (1-0).


Pas këtij goli nuk pati më raste të mira shënimi dhe pjesa e parë u mbyll me avantazh minimal të zviceranëve.

Mysafirët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 61-të përmes Maks Ebong i cili shënoi afër portës përmes një goditjeje me kokë për të barazuar shifrat në këtë takim. (1-1).

Ata nuk u zmbrapsën pas golit të barazimit dhe shënuan përsëri vetëm disa minuta më vonë, thënë më saktë në minutën e 69-të përmes Polyakov i cili po ashtu shënon me kokë pas ekzekutimit të goditjes nga këndi. (1-2).

Golin e tretë Bjellorusia e shënoi në minutën e 84-të të takimit përmes Antilevskit i cili pa shumë probleme çoi topin në cepin e majtë të portës së zviceranëve.

Nuk vonoi shumë reagimi i Zvicrës dhe ata fillimisht ngushtuan diferencën  në minutën e 89-të përmes Akanjit i cili shfrytëzoi për mrekulli asistimin e Shaqirit duke mposhtur portierin kundërshtar. (2-3)

Në aksionin vijues të  “Helvetikëve” u shënua edhe goli i barazimit, ku autor i tij ishte Zeki Amdouni i cili u gjend në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për ta çuar topin në rrjetë. (3-3)

Deri në fishkëllimën e fundit nuk pati më kohë për ndonjë aksion të mirë dhe ndeshja përfundoi me barazim.

Pas kësaj ndeshje Zvicra vazhdon si lider në Grupin I me 15 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Izraeli në vendin e dytë që ka 13 sosh./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori